Politike

U prekën nga koronavirusi, Pjerin Ndreu jep lajmin e mirë për zëvendësit e tij: Kaluan me sukses COVID-19, mezi presim të

7 Gusht 2020, 20:49 Nga DOSJA
U prekën nga koronavirusi, Pjerin Ndreu jep lajmin e mirë për

LEZHË -Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka njoftuar shërimin e dy nënkryetarëve, Oliana Moriseni dhe Ermal Pacaj, të cilët u prekën nga COVID-19. Në një postim në Facebook, Ndreu shkruan, se ata gjatë gjithë kohës së karantinës, kanë punuar nga shtëpia.

Më tej ai ka komplimentuar vartësit për korrektesën, duke shtuar se ësshtë pjesë e seriozitetit të stafit të bashkisë.

Postimi i plotë

Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetaret e Bashkise Lezhe, kane kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shendet te plote, i komplimentoj per korrektesen e treguar duke u izoluar dhe kryer nje karantine serioze.
Sakrifica qe ata bene eshte pjese e seriozitetit qe ne kemi si staf, duke vleresuar situaten per mos infektimin e familjeve dhe kolegeve. Megjithese cdo dite kemi qene ne kontakt per konsulta pune, dhe ata vete nuk kane reshtur se punuari nga shpia duke ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave.
Por pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi. Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid. Urime e mbaresi per te dy. Mezi presim te rikthehen ne pune per te ecur me shpejt ne punet e perditeshme !

Më 27 korrik, dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës, u konfirmuan me COVID-19. Asokohe u raportua, se gjendja e tyre ishte e mirë dhe se do të qëndronin në shtëpi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nenkryetaret e bashkise lezhe pjerin ndreu nenkryetaret e bashkise lezhe pjerin ndreu

Sondazh

Poll