Politike

SPAK është kërcënuar? Ambasada e SHBA-ve: Mos i kanosni prokurorët! Kim: Kriminelë, do dënoheni, s’i shpëtoni dot drej

7 Gusht 2020, 15:24 Nga DOSJA
SPAK është kërcënuar? Ambasada e SHBA-ve: Mos i kanosni

TIRANË – Ambasada e SHBA ka bërë thirrje për mbështetjen e policëve dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme në luftën e tyre kundër krimit. Në reagimin e saj, ambasada kërkon që të hiqet dorë nga çdo formë kërcënimi ndaj policisë dhe prokurorëve, pavarësisht se kush është i pandehur.

Sipas ambasadës, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë një sistem profesional dhe të paanshëm të drejtësisë.

Reagimi i plotë

Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Pas këtij reagimi, erdhi edhe thirrja e fortë e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim. Përmes rishpërndarjes së reagimit të ambasadës së SHBA-ve, Kim u bëri thirrje të gjithë kriminelëve që të mos bëjnë ndikime apo ‘blerje’, sepse s’i shpëtojnë dot drejtësisë.

Gjatë javëve të fundit, SPAK ka kryer dy operacione të bujshme. I pari ishte arrestimi i 22 komisionerëve në Durrës, të cilët akuzohen për manipulim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e 2017-ës, ndërsa gjatë kësaj jave, SPAK sekuestroi pasuritë e pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqit.

Gjithashtu me urdhër të SPAK, u sekuestrua sot edhe ish-Hotel Vollga në Durrës, një pjesë e të cilit i përkiste Emiljano Shullazit, i cili ka kaluar në regjimin ’41 bis’.

(g.sh;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba ambasada e shba mbeshtet prokuroret dhe policet yuri kim ambasada e shba ambasada e shba mbeshtet prokuroret dhe policet yuri kim

Sondazh

Poll