Politike

Bie numri i popullsisë në Dibër, Tirana “i merr” deputetin e 6-të, ja si lëvizin mandatet

7 Gusht 2020, 13:21 Nga DOSJA
Bie numri i popullsisë në Dibër, Tirana “i merr”

DIBËR -Në votimet e pranverës së ardhshme, banorët e qarkut Dibër do të zgjedhin një deputet më pak. Kjo për shkak se në regjistrat e gjendjes civile është vënë re një rënie e popullatës në këtë qark, dhe rritja ka shkuar në kryeqytet dhe në rrethinat e Tiranës.

Për këtë arsye, në përllogaritjen e re të numrit të deputetëve që do të zgjidhen nga çdo qark, Dibra nuk do të ketë më 6 përfaqësues në parlament, por 5. Në Dibër, aktualisht PS dhe PD kanë nga dy deputetë, ndërsa LSI dhe PDIU, nga një të zgjedhur, shkruan abcneës.al.

Mandati që i hiqet qarkut verilindor, do t’i shtohet qarkut Tiranë, duke e bërë atë me 35 ligjvënës. Sipas të dhënave të siguruara nga abcnews.al në qarqet e tjera nuk ka lëvizje mandatesh, pasi uljet apo rritjet e numrit të popullsisë nuk janë aq të mëdha sa për të ndikuar tek shpërndarja e deputetëve.

Gjithësesi, do të jetë KQZ-ja ajo që do të zyrtarizojë këtë çështje përmes një vendimi të posaçëm.

Marrë nga Abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ulet popullsia e dibres ulet popullsia e dibres

Sondazh

Poll