Politike

Mijëra biznese ulin qepenat nga kriza e COVID-19, Meta thirrje qeverisë: Dëgjoni kërkesat e tyre, të frenojmë katastrofat

7 Gusht 2020, 11:55 Nga DOSJA
Mijëra biznese ulin qepenat nga kriza e COVID-19, Meta thirrje

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të dëgjojë dhe të mbështesë kërkesat e bizneseve. Në një postim në mediat sociale, Meta shprehet se mbyllja e mijëra bizneseve në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme në ekonominë kombëtare.

Më tej kreu i shtetit bën thirrje për reflektim dhe shton se duhet shmangur katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe duhet frenuar rritja e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes një strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.

Ditët e fundit, nga raportet e publikuara dhe nga raportimet në media vihet re një mbyllje në masë e bizneseve. Përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga qeveria paketa me ndihma ekonomike, por përveç ndihmave që kanë marrë në mars-prill-maj, nuk janë ndihmuar më.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll