Politike

Qeveria bllokon pasaportat diplomatike, Cakaj: Do shpallen të pavlefshme…edhe shoferët kanë përfituar

9 Prill 2019, 11:47 Nga DOSJA
Qeveria bllokon pasaportat diplomatike, Cakaj: Do shpallen të

Tiranë– Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj iu ka bërë thirrje diplomatëve që të dorëzojë pasaportat e tyre diplomatike menjëherë. Cakaj bëri thirrje që të dorëzohen të 350 pasaportat diplomatike që janë dhënë nga shteti shqiptar pasi do të bëhet një ligj i ri dhe do të ketë një përzgjidhje për ata që do ta përfitojnë sërish atë.

Sipas tij kjo bëhet për t’i kthyer identitetin pasaportës diplomatike pasi theksoi se përfitonin që nga shoferët dhe deri te diplomatët.

“Të dorëzohen 350 pasaportat diplomatike. Diplomatët të dorëzojnë pasaporta diplomatike dhe ato të shpallen të pavlefshme. Këto janë çudirat që kanë vazhduar për 20 vite këtu. Rrjedhojë të kësaj besueshmërie, është edhe refuzimi i shumë vendeve europiane dhe lëvizjen e tyre. Si mund të flasim pastaj për liberalizmin e pasaportave të zakonshme. Përmirësimi i kuadrit ligjit për pasaportat diplomatike po bëhet për t’i kthyer identitetin asaj, por i dërgoj menjëherë qeverisë VKM që të kalojë këtë ligj.

Duhet të ndryshohet kuadri ligjor për lëshimin e pasaportave diplomatike. Kanë përfituar edhe shoferët.  Grupi i punës po bën gati ndryshimet në ligj dhe do ja çojmë kuvendit. Edhe pasaporta e zakonshme e Shqipërisë duhet të marrë rëndësinë e vet. “. u shpreh Gent Cakaj.

Pak javë më parë Gent Cakaj shkarkoi nga puna dhe 20 diplomatët të rinj dhe për këto shkarkime u shpreh se nuk e meritonin postin. (lexo këtu)

Po kështu edhe 38 konsujve të nderit në vendin tonë, Cakaj iu hoqi targat diplomatike. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj thirrje për dorëzim gent cakaj pasaportat diplomatike të pavlefshme cakaj thirrje për dorëzim gent cakaj pasaportat diplomatike të pavlefshme

Sondazh

Poll