Politike

“Lobimi i PD legjitim, duhet transparencë”, Palmer: Në SHBA po hetohet për çështjen Kalavec

9 Prill 2019, 10:47 Nga DOSJA
“Lobimi i PD legjitim, duhet transparencë”, Palmer: Në

TIRANË- Gjatë takimit me gazetarët, Zevëndes/ndihmës Sekretari i Shtetit Mathew Palmer, ka folur për influencën ruse në Rajon. “Amerika kërkon transparecë dhe bashkëpunim mes vendeve, ndërsa Rusia kërkon kaos  Ne duam që rajoni të ketë të ardhme, Shqipëria është target i vështirë për Rusinë”, ka thënë ai.

Për akuzat e lobimit, zv/ndihmës sekretari i Shtetit ka thënë se “në një vend demokratik lobimi është legjitim dhe proces normal për sa kohë është brenda transparencës”. Ai gjithashtu ka thënë se nuk mund të japë detaje për lobimin e PD- së për çështjen e ambasadores amerikane në Shqipëri, Kavalec, pasi është duke u hetuar, “shpresoj që së shpejti të kemi një emër” tha Palmer. 

Zyrtari i DASH prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri, ku ka ardhur si i dërguar i SHBA për të ulur palët në dialog dhe për të zgjidhur krizën. Matheë Palmer është takuar dje me Kryeministrin Edi Rama, në një bisedë që ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta. Sot pasdite pritet që të zhvillojë dhe takimet me opozitën dhe me Presidentin, të cilat përfundojnë dhe vizitën e tij në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike amerikani në tiranë lobimi i pd per kalavec mathew palmer zyrtari i larte i shba në tiranë amerikani në tiranë lobimi i pd per kalavec mathew palmer zyrtari i larte i shba në tiranë

Sondazh

Poll