Politike

Dhuna tek Bregu i lumit, Kokëdhima: Terror, Basha e nisi i pari kërbaçin ndaj popullit

9 Prill 2019, 10:40 Nga DOSJA
Dhuna tek Bregu i lumit, Kokëdhima: Terror, Basha e nisi i pari

TIRANË– Partia “Zgjidhja” ka reaguar pas protestës së dhunshme që u mbajt ditën e sotme në zonën e Bulevardit të Ri, në Bregun e Lumit. Në një deklaratë zyrtare, “Zgjidhja” shkruan se qeveria ka ushtruar terror tek banorët duke i bërë ata viktima të etjes së qeveritarëve dhe klientëve të tyre për fitime.

Sipas deklaratës zyrtare drama e këtyre banorëve ka nisur vite më pare, kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Qeveria bën terror te Bregu i Lumit

Qeveria dërgoi pa u zbardhur dita forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët e Bregut të Lumit. Pamjet e përleshjeve që nisën dje dhe kulmuan sot në mëngjes me dhunimin dhe përgjakjen e banorëve tregojnë natyrën e vërtetë kriminale të kësaj qeverie antipopullore.

Qytetarët janë viktimat e etjes së qeveritarëve dhe klientëve të tyre për fitime. Ata kanë planifikuar shumëkatëshet e tyre përgjatë bulevardit të ri.

Drama e këtyre banorëve ka nisur vite më parë, kur bashkinë e Tiranës e drejtonte PD-ja. Lulzim Basha e nisi i pari kërbaçin ndaj tyre. Pasi u ndesh me rezistencë, qeveria ‘Berisha’, firmosi dy VKM, ku një metër katror banesë dëmshpërblehej 23-26 mijë lekë, në një kohë kur vlera e apartamenteve në atë zonë sot shkon disa herë më shumë. Por edhe këto para nuk u dhanë.

‘Zgjidhja’ ka kërkuar vazhdimisht që banorët e ndërtimeve që prishen për projekte publike të dëmshpërblehen me çmimin e tregut. Asnjë ndërtesë informale nuk duhet prishur pa u shpronësuar, sepse ato janë bërë me nxitjen e qeverive dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar për interesa politike, apo korruptive.

Terrori i sotëm në Bregun e Lumit, drama që vijon te ‘Astiri’ dhe kudo tjetër nëpër Shqipëri, është pasqyra e vërtetë e pushtetarëve të djeshëm dhe të sotëm. Dhe që të mos vazhdojë më shkatërrimi i pronave të qytetarëve, duhet shkatërruar elita e vjetër politike.

#ZgjidhjaPërQytetarët

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koço kokëdhima partia zgjidhja protesta e bregut te lumit koço kokëdhima partia zgjidhja protesta e bregut te lumit

Sondazh

Poll