Politike

Palmer takon gazetarët: Qeveria legjitime, s’kam formulë për krizën. Opozita, jo bojkot zgjedhjeve

9 Prill 2019, 10:21 Nga DOSJA
Palmer takon gazetarët: Qeveria legjitime, s’kam formulë

TIRANË- Zëvëndës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer ka zhvlluar sot një takim me gazetarët në Tiranë. Palmer ka thënë se qeveria është legjitime dhe ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje. Zyrtari i DASH ka komentuar dhe lobimin e partive shqiptare në SHBA dhe tha se janë legjitim për sa kohë bëhen me transparencë. Palmer tha se në Shqipëri shumë shpejt do të vijë dhe ambasadori i ri.

Gjatë këtij takimi ai u shpreh se nuk kishte ardhur për të zgjidhur kkrizën, pasi nuk kishte një formule për të. “Nuk jam këtu për të diskutuar zgjidhjen. Opozita të hyjë në zgjedhje. Qeveria është legjitime, qeveria Rama ka mundësinë të çojë përpara integrimin e Shqipërisë. Është detyrë e opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje”, kështu është shprehur Palmer para gazetarëve.

Një tjetër çështje e diskutuar në tryezën me median ka qenë dhe ajo e lobimit të partive shqiptare në SHBA dhe për zyrtarin e DASH kjo është një gjë shumë legjitime. “Në një vend demokratik lobimi është legjitim dhe proces normal për sa kohë është brenda transparencës edhe për këtë çështje ka një hetim në SHBA. Është e faktuar lobimi për Kavalec”, ka shtuar ai.

Më tej ka shtuar se shumë shpejt do të ketë një emër për ambasadorin e Shqipërisë. Takimi ka shërbyer për të folur dhe për çështjen e Kosovës, e cila është në një fazë shumë delikate pas bllokimit të dialogut me Serbinë. “Duhet patjetër një marrëveshje mes Serbisë dhe Beogradit. Nëse marrëveshja arrihet do të ketë bekimin e SHBA. Qëndrimi i SHBA është i shkurtit 2019, kur Palmer bisedoi me Bashën dhe Kryemadhin. SHBA dënojnë djegien e mandateve. S’ka formulë zgjidhjeje. Opozita dialogun do e zhvillojë me qeverinë”, ka përfunduar zyrtari i lartë i SHBA.

Zyrtari i DASH prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri, ku ka ardhur si i dërguar i SHBA për të ulur palët në dialog dhe për të zgjidhur krizën. Matheë Palmer është takuar dje me Kryeministrin Edi Rama, në një bisedë që ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta. Sot pasdite pritet që të zhvillojë dhe takimet me opozitën dhe me Presidentin, të cilat përfundojnë dhe vizitën e tij në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike amerikani në tiranë kriza politike mathew palmer në tiranë amerikani në tiranë kriza politike mathew palmer në tiranë

Sondazh

Poll