Politike

Kriza politike, ambasadori i Italisë: Maxhoranca të bëjë një hap pas

9 Prill 2019, 09:37 Nga DOSJA
Kriza politike, ambasadori i Italisë: Maxhoranca të bëjë

TIRANË- Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cuttillo ka folur sot për mediat në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Në deklaratën e tij ai u shprehur se është surprizuar nga djegia e mandateve, por i kërkon maxhorancës që të bëjë një hap pas. “Djegia e mandateve na ka surprizuar. Maxhoranca duhet të bëjë një hap pas”, ka qenë kjo deklarata e Cuttillos. Më tej ai ka thënë se kriza politike mund të ndikojë dhe në vendimin e Brukselit për hapjen ose jo të negociatave.

Ndër të tjera ai shtoi se investitorët italianë janë ndikuar nga kriza politike në Shqipëri. Duke lënë të kuptohet se kriza politike ka dëmtuar dhe klimën e biznesit të huaj në Shqipëri.

Vendi ynë ndodhet në një krizë të thellë politike me opozitën që është larguar nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe ka nisur protestat e pandalshme. Nga ana tjetër maxhoranca vijon e qetë punën dhe shprehet se është legjitime në mandatin e saj. Sipas pas nuk ka krizë të institucioneve, por ka vetëm krizë politike. Presidenti Ilir Meta disa herë pa bërë apel që palët të ulen në dialog, por sërish nuk është arritur asgjë. Në lojë janë futur dhe ndërkombëtarët, ku pas dështimit të diplomacisë Evropiane, në skenë ka dalë dhe artileria e rëndë e SHBA. Në Tiranë ka mbërritur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer, i cili përfundon sot pasdite vizitën e tij dy ditore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alberto cuttillo ambasadori i italise ne tirane djegia e mandateve te opozites kriza politike alberto cuttillo ambasadori i italise ne tirane djegia e mandateve te opozites kriza politike

Sondazh

Poll