Politike

Rama lë pas zhurmën politike dhe dhimbjen për humbjen e së ëmës, nis pushimet në Dhërmi

5 Gusht 2020, 13:29 Nga DOSJA
Rama lë pas zhurmën politike dhe dhimbjen për humbjen e së

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet e tij verore, edhe pse sapo ka humbur nënën e tij.

Lapsi.al shkruan se kryeministri Rama ndodhet në vilën qeveritare në Dhërmi. E njëjta medie shkruan se këtë gjë e kanë konfirmuar edhe pushuesit në këtë zonë të jugut, të cilët shprehen gjithashtu edhe për shtimin e forcave të sigurisë në këtë vend.

Lapsi.al ka publikuar edhe disa foto brenda godinës ku kryeministri po kalon pushimet e këtij viti, ashtu siç ka bërë dhe shumë vite të tjera, më parë.

Vetëm pak ditë më parë, më datë 1 gusht, kryeministri Edi Rama humbi nënën e tij, Aneta Rama. Kjo e fundit u shua në moshën 82-vjeçare, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh nga një sëmundje e rëndë. Me kurora të shumta me lule, Aneta Rama u përcoll për në banesën e fundit, në Sharrë ku dhe prehet tashmë.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhermi edi rama ne dhermi dhermi edi rama ne dhermi

Sondazh

Poll