“Testi serologjik i gabuar”, PD nxjerr rezultatet, Spahia: Laboranti i QSUT bëri dy herë analizën, tek privati doli pozit
5 Gusht 2020, 09:43Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk e ka nën kontroll situatën me testimin serologjik, (analiza që provon nëse e ke kaluar COVID-19). Ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar rezultatin e të njëjtit person, i cili është testuar në QSUT, dhe ka dalë negativ në testimin serologjik, ndërsa në spitalin Amerikan ka dalë pozitiv. Spahia thotë se personi i testuar është edhe punonjës i Laboratorit të QSUT. Ish-deputeti pyet qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, nëse ka informacion se edhe testet serologjike njësoj si tamponët janë falsë.
REAGIMI I PLOTË:
Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!! A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm? A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë? Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës! Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!
Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë
Analizat e postuara nga Spahia:
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Enriketa Papa, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve foli në studion e “ABC News” për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.Gjatë inte...
LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ngitur pretendime se në qytetin e tij është bërë një ndalim selektiv i ceremonive martesore. Teksa i bashkoh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytetin e Libanit në Bejrut. Me anë të reagi...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, shprehet se terapitë intensive në spitale janë në kolaps. Në një reagim në mediat sociale, ...
TIRRANË -Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka zbardhur detaje nga programi i qeverisë për ripunësimin. Denaj është shprehur se Agjencia Kombëtare e Punës...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar sot në lidhje me sekuestrimin e pronave të Ylli Ndroqit, ku përfshihen dhe dy televzione, RTV Ora dhe O...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e lirisë së medias në Shqipëri. Sipas Metës, denocnimet ndaj censurës dhe presioneve janë tep...
TIRANË– Deputeti Elio Hysko është shëruar nga koronavirusi. Lajmin për shërimin e tij e ka dhënë i vëllai, moderatori dhe këngëtari i njohur, Turjan ...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka nisur pushimet e verës në jug të vendit. Pas shumë kohësh, ai është kthyer sërish në aktiv në rrje...
TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike, Enriketa Papa, ka treguar detaje nga puna që pret atë dhe katër kolegët ...