Politike

Programi për ripunësimin, Denaj sqaron 3 skemat dhe subvencionet përkatëse

4 Gusht 2020, 17:52 Nga DOSJA
Programi për ripunësimin, Denaj sqaron 3 skemat dhe subvencionet

TIRRANË -Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka zbardhur detaje nga programi i qeverisë për ripunësimin. Denaj është shprehur se Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Arsimit Profesional, do të bëjë përshtatshmërinë e kërkesave të punëmarrësve me ato të punëdhënësve dhe më pas do të bëhet subvencionimi sipas skemave.

Denaj ka sqaruar edhe subvencionet për skemat për punësimet 4 mujore, 8 mujore dhe 12 mujore.

AKMA ka databazën e personave që janë në kërkim të punës. Bën përshtatshmërinë e kërkesave të punëmarrësve me të punëdhënësve, dhe arrin të japë një subvëencion sipas kategorive të skemave. Ne synojmë një punësim afatgjat, biznesi duhet të shkojë drejt ketyre punësimeve. Brenda mundësive që kanë por në skemë për një punësim sezonal. Për një punësim 4 mujor do të subvencionohen 2 muaj paga minimale, skema e dytë për punësim 8 mujor do të subvencionojë 4 paga minimale, skema e tretë do të ketë subvencion kontribnutesh, si të punëdhënist dhe punëmarrësit për 12 muaj. Kjo skemë do të nxisë punësimin e informalëve”, u shpreh Denaj.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj programi i ripunesimit anila denaj programi i ripunesimit

Sondazh

Poll