Politike

Zjarret në të gjithë Shqipërinë, 200 Forca të Armatosura angazhohen për shuarjen e flakëve

4 Gusht 2020, 12:16 Nga DOSJA
Zjarret në të gjithë Shqipërinë, 200 Forca të

TIRANË– Forcat e Armatosura janë angazhuar për fikjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njofton se janë rreth 200 djem e vajza që po marrin pjesë në këtë aksion.

Sipas Xhaçkës, rreth 200 efektivë të FA-ve janë angazhuar në terren së bashku me zjarrfikësit për shuarjen e flakëve që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

 “Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi. Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë”, shkruan Xhaçka.

LAJMI KRYESOR: Flakët vijojnë të ‘përpijnë’ prej ditësh kurorat e gjelbra të Shqipërisë, ende asnjë ndihmë nga ajri. Braçe “gjen” fajtorët

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka shqiperia ne flake olta xhacka shqiperia ne flake

Sondazh

Poll