Politike

Ylli Ndroqit i sekuestrohet pasuria, Sonila Meço ngre pyetjen: Pronarit jo, kujt dhe si po i jepet mesazhi?

3 Gusht 2020, 18:20 Nga DOSJA
Ylli Ndroqit i sekuestrohet pasuria, Sonila Meço ngre pyetjen: Pronarit

TIRANË– Gazetarja e njohur Sonila Meço ka reaguar pas shoqërimit dhe vendosjes së sekuestros mbi pasuritë e pronarit të televizonit “Ora News”, Ylli Ndroqi. Me anë të një statusi në Facebook, Meço kujton mbyllen e televizionit tjetër ku ajo punonte 5 vitë më parë duke ngritur pyetjen se naj kujt po përcillej një mesazh.

Kjo pasi, sipas saj, nëse do të ishte vetëm për pronarin, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive.

“Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive. Aty punojnë njerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkurse punoj aty,”-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Personalisht ndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nën sekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet. Shumë gjëra kam mësuar nga kjo përvojë, megjithëse çdo herë betejat nuk i kemi zgjedhur ne, punonjësit e medias, por janë nisur nga lart. 2 gjëra më vijnë në mendje me ngut…

1. Në precedentin e ndodhur 5 vjet në parë sekuestrimi i televizionit u konsiderua dëm dhe mbyllja e tij sulm politik. Ndoqi ritmin e vet, atë të drejtësisë. Edhe procesi aktual do të ndjekë udhën e tij, por me gjithë precedentin ndodh të sekuestrohen media me lehtësi të jashtëzakonshme dhe në procedura të paqarta.

2. Në kaq vite, në media kanë ardhur të gjithë, kanë qënë aty me fjalët më të mira e urimet për punë të dobishme nga gazetarët. Nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegu përcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive. Aty punojnë njerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkurse punoj aty. Si ka mundësi vepron drejtësia në një kahje, tek pronari, por le në mëshirë të fatit punonjësit, që presin drejtësi në SPAK? Pra terrori shkon tek gazetarët e të gjithë ata, që punojnë në profesionin e tyre.

Më kujtohet si u lanë pa punë 500 punonjës në zhegun e tmerrshëm të 5 viteve më parë. Sot po të njëjtët dhe gjithë shqiptarët do paguajmë kusuret e arbitraritetit. Më shumë se dhuna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi sot pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. SPAK thotë se familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit sonila meço sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit sonila meço

Sondazh

Poll

Politike 2 Gusht 2020, 16:45

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot dëshmorin e ardheut Arben Zylyftarit. Në një postim në mediat sociale, kreu i shtetit shprehet se gjaku i dëshm...