Politike

“Spoti ‘Taken by Albania’ katundar”, debati mes Betjas dhe Klosit: Është parë 1 milionë herë

9 Prill 2019, 05:37 Nga DOSJA
“Spoti ‘Taken by Albania’ katundar”, debati mes Betjas

Tiranë– Mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, ministri Blendi Klosi u shpreh gjatë debatit se  “Taken by Albania” është parë mbi 1 milion herë. “Është parë mbi 1 milion herë. Super sukses, realisht arriti që të ngjallet një kureshtje”, tha ministri. Por nëse i hedhim një sy Youtube ky spot ka 327,464 klikime, kjo shumë larg shifrës që tha ministri Blendi Klosi.

Ndërda gazetari Andi Bejtja në lidhje me deklartën e ministrit tha se spoti është katundar.

“Mirë ishte që debati të bëhej para se të bëhej spoti. Mua nuk më shqetëson shumë një film që ka për personazh një tropojan. Është pak spot katundar. Nuk ka pse më bën mua impresion një film e ta kthej këtë për një spot për turizmin. Mund të kishte ndodhur atë vit që doli filmi, se po ta kërkosh në google del filmi Taken e pastaj del spoti”, tha gazetari.

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi spoti 'taken by albania blendi klosi spoti 'taken by albania

Sondazh

Poll