Politike

Basha mbledh kryesinë dhe KK, ngrihet Komisioni i Vlerësimit për deputetët, kandidatët do verifikohen nga Nishani, Ruli, Ma

3 Gusht 2020, 08:11 Nga DOSJA
Basha mbledh kryesinë dhe KK, ngrihet Komisioni i Vlerësimit për

TIRANË- Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Mark Marku e Enerjeta Papa janë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Ky komison është miratuar nga Kryesa e Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Detyra e komisionit të Vlerësimit është seleksionimi i kandidatëve të propozuar për deputetë.

Gjatë këtyre mbledhjeve kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se  në muajin shtator do të nisë de-facto edhe fushata për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 2021. Ai premtoi se do të  do të zgjidhen kandidatët më të mirë, për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas perzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”, u shpreh Basha.

Ndërkohë përveç procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, demokratët kanë nisur nga puna edhe për finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjen e strukturave për zgjedhje.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd zgjedhjet parlamentare 2021 basha mbledh kryesine e pd zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Gusht 2020, 16:45

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot dëshmorin e ardheut Arben Zylyftarit. Në një postim në mediat sociale, kreu i shtetit shprehet se gjaku i dëshm...