Politike

Dialog mes palëve? Hajdari: Do t’i ftoj unë, Meta se bën dot, i shërben një partie

8 Prill 2019, 20:45 Nga DOSJA
Dialog mes palëve? Hajdari: Do t’i ftoj unë, Meta se bën

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka pohuar se do të merrte përsipër organizimin e një tryeze dialogu nëse do t’i kërkohej. 

E ftuar në “Open”, Hajdari tha se dialogu nuk mund të organizohej nga presidenti Ilir Meta pasi ai i shërbente një partie.  

 

“Po sigurisht që do ketë edhe një vend për mua, sepse unë po i ftoj ata të ulen për dialog. Ata nuk duan të ulen, unë po i ftoj. Dua të jem ndërmjetësuesja e krizës. Do të bëj ftesa zyrtare. Presidenti Meta nuk e bën dot sepse i shërben një partie”, tha Rudina Hajdari.

Opozita që prej datës 21 shkurt ka djeguar mandatet, ndërsa kundërshtojnë çdo thirrje për dialog. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga ana e tij, kryeministri Rama është shprehur i hapur për dialog por ka kundërshtuar çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme. Nga ana e tij edhe presidenti Meta ka bërë thirrje për dialog, thirrje të cilat kryedemokrati Basha i ka refuzuar. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kriza politike rudina hajdari tryeza e dialogut djegia e mandateve te opozites kriza politike rudina hajdari tryeza e dialogut

Sondazh

Poll