Politike

Rudina Hajdari: Nuk jam e privilegjuara e SHBA, vendi ka nevojë për reforma

8 Prill 2019, 20:22 Nga DOSJA
Rudina Hajdari: Nuk jam e privilegjuara e SHBA, vendi ka nevojë për

Rudina Hajdarit, deputetes së Partisë Demokratike që refuzoi të linte mandatet bashkë me pjesën tjetër të kolegëve të saj në respekt të vendimit ekstrem politik të ndërmarrë nga kryetari Basha, iu bë një profil i pazakontë, tipik i një politikaneje rebele ndaj drejtuesve, në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit në ekranin e Top Channel.

Nga protesta e studentëve, te 8 dhjetori i Rinisë dhe deri te vendimet e fundit të PD-së, këto janë vetëm disa prej hapave që sinjalizuan distancimin e Rudina Hajdarit nga opozita e udhëhequr prej Bashës, duke sulmuar thuajse njësoj PD dhe PS. Megjithatë, duket se ka një arsye për gjithçka. A janë amerikanët pas Rudina Hajdarit?

“Sigurisht që unë këshillohem me miq të huaj, kam punuar në Kongresin amerikan, por nuk besoj dhe nuk mendoj se jam e privilegjuar prej tyre. Unë jam pjesë e komisionit të Jashtëm, atij të Integrimit, dhe interesohem nga afër për procesin e integrimit të Shqipërisë. Ne duhet të shohim një lloj mekanizmi që t’i provojmë liderët tanë në opinionin publik”, tha Hajdari.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites rudina hajdari djegia e mandateve te opozites rudina hajdari

Sondazh

Poll