Politike

Denoncimi i Berishës: Këlcyra në prag revolte, kryetari mashtron qytetarët

8 Prill 2019, 19:54 Nga DOSJA
Denoncimi i Berishës: Këlcyra në prag revolte, kryetari mashtron

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se situata në Këlcyrë është në prag shpërthimi, kjo për shkak se kryetari i Bashkisë po mashtron qytetarët dhe me pretekstin se do t’i hapë pamjen kishës do të prishë 40 banesa.

“Me uredher nga siper ai nuk ka mbledhur keshillin. Kelcyra eshte ne prag te nje shperthimi te vertet. Banoret jane te vendosur te mbrojne me jete shtepite dhe bizneset e tyre. Solidariteti ne Jug eshte i madh me banoret e Kelcyres. Mjere ai qe do guxoje te preke shtepite dhe bizneset e Kelcyres”, – shprehet ndër të tjera Berisha.

Sipas tij, kryetari me urdhër nga lart nuk e ka mbledhur Këshillin për anulimin e projektit të miratuar në mënyrë mafioze.

Postimi i plotë:

Eksplozive situata ne Kelcyre! Narkokryetari me urdher nga lart mashtron qytetaret.

Miq, situata ne Kelcyre eshte eksplozive. Me urdher te skizoidit do prishen 40 banesa, biznese dhe ndertesa e bashkise nen pretekstin e rreme se do ti hape pamjen kishes. Pas protestave te banoreve narkokryetari deklaroi se do mbledhe keshillin per te anulluar projektin e miratuar me fshehtesi mafioze.

Me uredher nga siper ai nuk ka mbledhur keshillin. Kelcyra eshte ne prag te nje shperthimi te vertet. Banoret jane te vendosur te mbrojne me jete shtepite dhe bizneset e tyre. Solidariteti ne Jug eshte i madh me banoret e Kelcyres. Mjere ai qe do guxoje te preke shtepite dhe bizneset e Kelcyres. Ndiqni videon dhe lexoni shkrimin e gazetarit P Nasi te publikuar ne Jugu News. sb

 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia këlcyrë sali berisha bashkia këlcyrë sali berisha

Sondazh

Poll