Politike

Unaze e Re/ Ish deputeti i PD thirrje qytetarëve: Merrni masa ekstreme për mbrojtjen e shtëpive nga bandat e Ramës

8 Prill 2019, 18:38 Nga DOSJA
Unaze e Re/ Ish deputeti i PD thirrje qytetarëve: Merrni masa ekstreme

TIRANË- Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat preken nga projekti.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, që ka qenë në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re që nga fillimi i protestës së tyre, u bëri thirrje qytetarëve që nën shembullin e Bulevardit të Ri që iu bashkuan Unazës, edhe më 13 prill ti bashkohen protestës së paralajmëruar nga opozita.

Balliu iu bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë shtëpitë e tyre nga bandat e Edi Ramës, qoftë edhe duke marrë masa ekstreme.

Shikoni ku kanë që arritur  që e  arrestuan Agim Peposhin për ti prishuar shtëpitë.Prandaj i arrestojnë qytetarët këta. Kjo është një qeveri bandash, sepse kjo qeveri nuk mund të trajtohet ndryshe. I ftoj qytetarët të marrin masat më ekstreme për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Edi Rama sa kohë ke që vërtitesh të prishësh shtëpitë e qytetarëve. Ktheju taksat, shpronësoji, por mos i shpronëso vetëm atë të cilët të fusin paratë në xhep. Këtu është vërtetuar që kjo është një qeveri nuk e dëgjon qytetarin,  por dëgjon mafien.

Unë ju bëj thirrje që siç u bashkuat me Bulevardin, apo siç Bulevardi iu bashkua sonte Unazës, ju bëj thirrje qytetarëve të marrin shembull dhe të bashkohen për të shporruar këtë uzurpues. Ne e kemi treguar që nuk ka pushtet që i del kundra sovranit. Më datë 13 prill ti bashkohemi për ti dhënë këtij njeriu atë që i takon. U them institucioneve të drejtësisë të hapin sytë dhe të shikojnë kë keni futur në burg.

Keni futur në burg Dorian Protoduairn që i shpëtoi shtetit 40 milion euro. Ku është Arta Marku? Pse nuk arreston Saimir Tahirin? Taulant Ballën? Edmond Begon? Kush është ku palo ministër, ministër Leshi që çon policë për të arrestuar njerëz.  Qeveria që do të vijë do merret me ju për çdo urdhër të paligjshëm.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu

Kjo protestë vijon prej më shumë se 4 muajsh. Banorët e Astirit kërkojnë anulimin e projektit “Unaza e Re” dhe dëmshpërblim 100% për banesat, të cilat janë prekur nga ky projekt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu protesta e banoreve te unazes unaze e re klevis balliu protesta e banoreve te unazes unaze e re

Sondazh

Poll