Politike

Shoqatat kritikë reformës në drejtësi/ Manjani: S’folën kur duhej, u rreshtuan te qypi me dollarë

8 Prill 2019, 16:45 Nga DOSJA
Shoqatat kritikë reformës në drejtësi/ Manjani:

TIRANË– Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi.

Në një postim në “Facebook” Manjani shkruan se po këto shoqata nuk thanë asgjë atëherë kur duhej thënë, përkundrazi u rreshtuan te qypi me dollarë.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Këto shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi, ku ishin deri më sot?!

Nuk thanë asnjë fjalë të vetme atëhere kur duhej thënë. Përkundrazi u rrjeshtuan të qypi me dollarë për të rrujt ndonjë konsulencë, në mbështetje të reformës që as nuk e lexuan ndonjëherë…

Tani pas pilafit, kur dëmi është shumë më i madh se ç’e thonë ata, ska asnjë kuptim!

Vendi është pa gjyqsor. Funksionon vetëm ajo pjesë që do qeveria të funksionojë. 
Qeveria sundon mbi çdo institucion e pushtet tjetër. 
Besimi i publikut tek drejtësia nuk u rrit, përkundrazi u përkeqësua.
Korrupsioni nuk u luftua, por u rrit!

Çfarë duhet tjetër për të kuptuar se çfarë shteti jemi bërë?

Çfarë duhet tjetër për t’u quajtur DËSHTIM?!

Ndjesë për mungesën e modestisë por i kam paralajmëruar këto pasoja. Atëherë quhesha armik…

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reforma ne drejtesi shoqatat kritikojne reformen ne drejtesi ylli manjani reforma ne drejtesi shoqatat kritikojne reformen ne drejtesi ylli manjani

Sondazh

Poll