Politike

Emigracioni i paligjshëm/ Ministri holandez: S’ka kthim vizash për shqiptarët, bllokoni azilantët

8 Prill 2019, 15:46 Nga DOSJA
Emigracioni i paligjshëm/ Ministri holandez: S’ka kthim vizash

TIRANË– Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda është takuar sot me ministrin holandez të Emigracionit, Mark Harbers në Tiranë, ku në fokus të bisedës, ishte fenomeni i emigracionit të paligjshëm.

Ministri i Holandës tha se shteti i tij e konsideron Shqipërinë vend të sigurt origjine, teksa shtoi se Holanda nuk do të kërkojë rikthimin e vizave për shqiptarët.

Numri i aplikimeve për azil në Holandë është rritur vitin e kaluar, por kanë zero shanse për të fituar. Për 2018 aplikimet për azil janë refuzuar të gjitha. Varfëria dhe mungesa e shpresës nuk janë arsye për të aplikuar për azil. Qëndrimi zyrtar i Holandës është që të mbajmë sistemin pa viza. Jemi duke lexuar cdo monitorim, por duhet të ruhet sistemi pa viza. Bashkëpunimi duhet të dëshmohet me rezultate të prekshme” deklaroi ai.

Ndërsa, Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti 8400 shqiptarëve u është refuzuar dalja. Ajo theksoi se është e pamundur që një shqiptar të fitojë azil në Holandë apo në ndonjë vend tjetër. Mark Harbers vjen në Shqipëri vetëm pak javë pas vizitës së ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinad Grapperhaus.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike emigracioni i paligjshëm holanda mark harbers rovena voda shqiptaret kerkojne azil emigracioni i paligjshëm holanda mark harbers rovena voda shqiptaret kerkojne azil

Sondazh

Poll