Politike

Profecia e Berishës për Bashën: Duhet të kalosh detin me këmbë që të bëhesh lider

8 Prill 2019, 06:06 Nga DOSJA
Profecia e Berishës për Bashën: Duhet të kalosh detin me

TIRANË Gjithnjë është përfolur se mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ka një ‘luftë’ të brendshme se kush është lideri i partisë.

Sot, në mbledhjen e grupit kjo luftë është bërë edhe më e hapur…

Ish-kryeministri ka folur hapur dhe siç bëjnë të ditur burime për Dosja.al, Berisha është shprehur se Basha do të bëhet realisht një lider, pasi të fitojë zgjedhjet. “Basha është lider, por pas fitores së zgjedhjeve, do të jetë i gjithëpranuar. Eshte normale që partia është më lart se kryetari, dhe kur e çon partinë në fitore, atëherë të shohin si lider. E deri atëherë duhet të kalosh detin në këmbë”, mësohet të jetë shprehur Berisha.

Deklarata e Berishës është bërë në mbledhjen e grupit, ku Basha ka dhënë porositë e fundit para protestës së 13 prillit 2019.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me Këshillin Kombëtar dhe grupin e kandidatëve për deputetë. “Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD-ja ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme, largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore,”– mësohet të ketë thënë Basha.

Opozita ka paralajmëruar një protestë më 13 prill, e cila do të mbahet në orën 18:00, përpara Kuvendit. Opozita e bashkuar ka nisur një valë protestash që më datë 16 shkurt.  Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledhje me kryesine lulzim basha protesta e 13 prillit sali berisha basha mbledhje me kryesine lulzim basha protesta e 13 prillit sali berisha

Sondazh

Poll