Politike

Rama takim 100 minuta me zyrtarin amerikan Palmer: Gjetëm dakordësi të plotë

8 Prill 2019, 14:08 Nga DOSJA

TIRANË– Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Takimi mes tyre zgjati rreth 100 minuta ose 1 orë e 30 minuta.

Mësohet se gjatë takimit zyrtari amerikan ka shprehur interes për ecurinë e Reformes Zgjedhore, ndërkohë që ka përsëritur mesazhin e dhënë edhe më parë nga Uashingtoni dhe Brukseli, se nuk ka asnjë arsye për të vënë në diskutim legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë.

Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në Twitter se me zyrtarin amerikan kishin disktuar disa çështje të ndryshme, për të cilat kishin gjetur dakordësi të plotë.

Në takimin  e sotëm në kryeministri ishin të pranishëm edhe ministrat e besuar të kabinetit: Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm; Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes: Anila Denaj, ministre e Financave; Besa Shahini, ministre e Arsimit dhe Eduard Shalsi, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. 

Dosja.al mëson se zyrtari i lartë amerikan, Palmer, pas takimit me Ramën, të nesërmen do të takohet me presidentin Ilir Meta.

Po ashtu ditën e nesërme zyrtari i lartë Amerikan do të zhvillojë takime edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe atë të LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

Palmer vjen në Shqipëri në një moment kur politika shqiptare është në krizë. Opozita që prej datës 21 shkurt ka djeguar mandatet, ndërsa kundërshtojnë çdo thirrje për dialog.

Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga ana e tij, kryeministri Rama ëshët shprehur i hapur për dialog por ka kundërshtuar çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme.

Nga ana e tij edhe presidenti Meta ka bërë thirrje për dialog, thirrje të cilat kryedemokrati Basha i ka refuzuar. Ai premton vijimin e vazhdës së protestave.

Në një situatë thuajse të ngjashmenë vitin 2017, pas vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Hoyt Bryan Yee, PD dhe PS arritën të finalizonin marrëveshjen e 17 majit. Asokohë, opozita doli nga çadra dhe pranoi të futej në zgjedhje vetë pasi mori kontrollin e gjysmës së qeverisë me qëllimin për të siguruar zgjedhje të lira.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kriza politike në vend lulzim basha matthew palmer palemer ne tirane palmer ne tirane palmer takon ramen tirane djegia e mandateve te opozites kriza politike në vend lulzim basha matthew palmer palemer ne tirane palmer ne tirane palmer takon ramen tirane

Sondazh

Poll