Politike

Berisha jep alarmin: Janë porositur mijëra fidanë, qeveria ka vendosur të nxisë mbledhjen e kanabisit

8 Prill 2019, 12:50 Nga DOSJA
Berisha jep alarmin: Janë porositur mijëra fidanë, qeveria ka

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook jep alarmin se qeveria për përgatit mbjellen në masë të kanabisit. Berisha shton se informacione shumë të sigurta për të bëjnë me dije se janë porositur mijëra fidanë kanabisi që pritet të mbillen në Shqipëri, për të zbutur urrejtjen popullore.

“Qellimi i dyte i ketij operacioni me megakriminal te kobshem qe u parapri nga qindra e qindra zjarre ne mars si kurre ndonjehere me pare (per te hapur qindra e qindra hektare per hashash) eshte perdorimi i mbjelljeve dhe produkteve te hashashit per qellime te blerjes se zgjedhjeve qe po duken ne horizont”, shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË

Porositen qindra mijra fidane dhe po pregatiten mbjellje te medha kanabisi!

Te dashur miq, burime shume mire te informuara njoftojne se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur te nxise perseri mbjelljen masive te Kanabisit ne Shqiperie per te zbutur pakenaqesine masive qe ekziston sot ndaj qeverise dhe zbutur shkallen e revoltes ne rritje te masave kunder narkoqeverise.

Qellimi i dyte i ketij operacioni me megakriminal te kobshem qe u parapri nga qindra e qindra zjarre ne mars si kurre ndonjehere me pare (per te hapur qindra e qindra hektare per hashash) eshte perdorimi i mbjelljeve dhe produkteve te hashashit per qellime te blerjes se zgjedhjeve qe po duken ne horizont.

I bej thirrje Interpolit, Europolit, agjensive te luftes kunder droges te vendeve partnere te marrin cdo mase dhe ushtrojne cdo presion kunder narkoqeverise dhe narkoshtetit shqiptar dhe te bllokojne kete mega afere me pasoja shkaterrimtare per Shqiperine por tejet te demshme edhe per rajonin. Sb

Policia në deklaratat e saj të kohëve të fundit ka deklaruar se lufta me kanabisin është e përfunduar dhe mbledhja e kësaj lënde narkotike po shkon drejt zeros. Por gjatë këtij muaj në disa operacione të uniformave blu janë sekuestrua qindra kubikë të mbledha me kanabis.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e berishes kanabizimi i vendit mbledhja e kanabisit sali berisha akuzat e berishes kanabizimi i vendit mbledhja e kanabisit sali berisha

Sondazh

Poll