Politike

U dënua për shpifje, Boçi: Gjyqtari, i partisë. Lindita, super e paaftë dhe e korruptuar

8 Prill 2019, 12:33 Nga DOSJA
U dënua për shpifje, Boçi: Gjyqtari, i partisë. Lindita,

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, flet për Dosja.al pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që e dënoi për shpifje në dëm të ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Boçi thotë se vendimi është politik dhe se gjyqtari ishte ende nën presionin e Vetting-ut.

Boçi thekson se do e apelojë vendimin dhe se deri atëherë Nikolla mund të shkojë të krihet në parukeri.

Boçi shton se Nikolla është super e papërgjegjshme, e paaftë dhe e korruptuar.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

Nuk jam i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit. I shkreti, akoma nuk e kaluar vettingun politik të organizatës së Partisë që përzgjedh besnikët.
Si i tillë, ishte një vendim i pastër politik. Jetojmë ditët e regjimit të narko-politikës.
Aq më tepër Vendimi nuk ka qenë tek e fundit, i tij.
Është i vetë Ramës, i cili trysnon sot dhe imponon shumë vendime në raport me kundërshtarët e tij politikë dhe në raport me aleatët e tij kriminalë.
Sot në Shqipëri dënohesh shumë lehtë e shpejtë pse denoncon, pse thua të vërteta, pse proteston, pse kërkon të drejta.
Po të bësh krim, korrupsion, trafik droge, pastrim parash të pista, vrasje nuk të gjen gjë as nga policia as nga Rama.
Madje venerohesh e gradohesh.
Ne sollëm të gjitha argumentat e duhura e bindëse për cdo lexues ligji e jo më specialist.
Në këtë këndvështrim faktik, vendimi politik i marrë, nuk cënon besueshmërinë time politike. Përkundrazi.
Vendimin do ta apelojmë.
Deri atëhere Lindita mund të shkojë të krihet nja dy herë tek parukeri, se një e krehur aq i bën, sa gjysma e dënimit, me shpresë se do i bëjnë telefon e trysni dhe apelit.
Sa për deklarimet e mia i them dhe njëherë, me pak ndryshim.
Ish Ministrja e arsimit nuk është e thjesht e papërgjeshme. Është super e papërgjegjshme.
Nuk është thjeshtë e paaftë. Është super e paaftë.
Nuk është e korruptuar, por super e korruptuar.
Këtë ia dëshmuan 140 mijë studentë më protestën e tyre, që i rrethuan ministrinë një muaj rresht dhe e shkulën nga karrigia.
Ia thanë prindërit e Shqipërisë që morën me vonesë dëftesat e 340 fëmijëve të tyre.
Ia thonë cdo ditë 34 mijë mësuesit që janë mashruar disa herë rresht nga deklarimet e saj.
Padrejtësia që sundon sot, zhbëhet duke rrëzuar juntën e vjedhësit Ramë të votave, të shpresës e së ardhmes!

Ish-deputeti Luçiano Boçi u dënua sot nga Gjykata e Tiranës, për fyerje dhe shpifje ndaj Lindita Nikollës. Gjykata i cilësoi si të pavërteta akuzat e Boçit ndaj Nikollës, kur ajo drejtonte Ministrinë e Arsimit, dhe Boçi e akuzoi se ajo kishte bërë një tender me dëftesat e fëmijëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denohet luciano boci lindita nikolla luciano boci denohet luciano boci lindita nikolla luciano boci

Sondazh

Poll