Politike

Ngërçi politik, Meta: Jam i pakënaqur me situatën, shpresoj të marrë një kthesë 180 gradë

8 Prill 2019, 11:04 Nga DOSJA
Ngërçi politik, Meta: Jam i pakënaqur me situatën,

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar së fundmi në lidhje me  ngërçin politik në vend se do të donte të kishte një gjendje politike më optimiste. Meta ishte i ftuar nderi në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.

“Do të kisha dashur një gjendje optimiste politike në vendin tonë. S’e fsheh dot faktin që i jam i pakënaqur me situatën politike në vend. Shpresoj të marrë një kthesë 180 gradë të arsyeshme”, u shpreh Meta.

Vendi vijon të jetë në një ngërç politik, pasi opozita vazhdon me protestat e saj dhe kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama shfaqet i vendosur se vendi do të hyjë në zgjdhjet e 30 qershorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha ngërçi politik në vend zgjedhjet e qershorit edi rama ilir meta lulzim basha ngërçi politik në vend zgjedhjet e qershorit

Sondazh

Poll