Politike

Rudina Hajdari takon Ilir Rusmajlin, ç’po kurdis ‘opozita e re’ pas shpinës së Bashës

8 Prill 2019, 11:55 Nga DOSJA
Rudina Hajdari takon Ilir Rusmajlin, ç’po kurdis ‘opozita e

TIRANE- Deputetja rebele e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, i është vënë punës seriozisht për Reformën Zgjedhore. Sot ajo ka takuar ish-ministrin e Drejtësisë së Partisë Demokratike, Ilir Rusmajlin.

Në barin e një hoteli pranë Kryesisë së Kuvendit, për më shumë se 1 orë, është konsultuar me ish – ministrin që është edhe eskperti i PD për reformën zgjedhore.

Problemi i parë i opozitës së re, që përbëhet nga të pabindurit e opozitës, është vendimi i miratuar të mërkurën në Parlament.

I hartuar nga Damian Gjiknuri dhe i miratuar me votat e PS, vendimi e përjashton Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin, Lefter Kokën etj nga komisioni për Reformën Zgjedhore.

Në pikën 3, vendimi njeh si opozitë atë që ka dalë nga zgjedhjet e 2017, pra PD dhe LSI zyrtare, jo ata që janë të përjashtuar.

Për këtë, Rudina Hajdari pati një replikë të fortë me Gjiknurin, i kërkoi Kuvendit rishikimin e vendimit, dhe, kur socialistët nuk reflektuan, i akuzoi për bashkëpunimtë fshehtë me PD dhe LSI dhe për takime të fshehta jashtë vendit.(Lexo ketu)

Qëndrimi i maxhorancës ndryshoi papritur në seancën e fundit, për të mbetur refuzues ndaj Rudina Hajdarit edhe për regjistrimin e grupeve parlamentare.

Kështu, Kuvendi zyrtarisht nuk do të pranojë regjistrimin e grupeve parlamentare të opozitës së re më siglat e PD dhe LSI.

Burime nga Kuvendi, thanë për Dosja.al se regjistrimi nuk lejohet, pasi siglat janë regjistruar në Gjykatë.

Kështu opozita e re ka mbetur e zhgënjyer, pas pritjes së ngrohtë që u bëri Rama ditën e parë, duke i quajtur partner dhe kundërshtarë të denjë.(Lexo ketu)

Ndoshta edhe për këtë arsye Rudina Hajdari ka zgjedhur të takojë një ish-demokrat të larguar në shenjë proteste ndaj drejtimit të Berishës, që nuk është rehabilituar siç duhet në drejtimin e Bashës.

Tani opozitës së re i duhet edhe një mënyrë regjistrimi si grup parlamentar edhe një rrugëhyrje në Komisionin e reformës Zgjedhore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupet e reja parlamentare myslim murrizi opozita e re rudina hajdari zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 grupet e reja parlamentare myslim murrizi opozita e re rudina hajdari zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll