Politike

Shpifi ndaj Lindita Nikollës, gjykata dënon me 100 mijë lekë ish-deputeti Luçiano Boçi

8 Prill 2019, 11:08 Nga DOSJA
Shpifi ndaj Lindita Nikollës, gjykata dënon me 100 mijë lekë

TIRANE- Dënohet për fyerje dhe shpifje ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Gjykata e Tiranës e dënoi Boçin pasi u shpall fajtor për deklaratat e tij ndaj ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Boçi akuzoi Nikollën se kishte bërë një tender për dëftesat e nxënësve, prandaj ato dolën me vonesë.

Por akuzave të tij, Boçi nuk ka arritur dot që t’i ‘mbrojë’ në gjykatë dhe për këtë arsye është dënuar në total me 100 mijë lekë të reja.

Boçi u dënua me 50 mijë lekë të rinj për shpifje, dhe 50 mijë lekë të rinj për fyerje.

Ish-deputeti demokrat, foli për Dosja.al dhe tha se vendimi është politik dhe se gjyqtari ishte ende nën presionin e Vetting-ut. Boçi theksoi se do e apelojë vendimin dhe se deri atëherë Nikolla mund të shkojë të krihet në parukeri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denohet luciano boci lindita nikolla paketa antishpifje denohet luciano boci lindita nikolla paketa antishpifje

Sondazh

Poll