Politike

“Kjo është kulmi”, Rama tjetër sulm për Mynyr Konin: Është realisht problem

8 Prill 2019, 10:54 Nga DOSJA
“Kjo është kulmi”, Rama tjetër sulm për Mynyr

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me studentët në kuadër të “Paktit për Universiteitin” (Lexo këtu) ka sulmuar sërish Rektorin Mynyr Koni. Teska po bisedonte me studentët dhe u artikulua problemi i “Bibliotekës Online”, Rama fajësoi Konin si pëpërgjegjësin kryesor për mungesën e aksesit të studentëve.

 “Ky është kulmi, që të sigurohet biblioteka dixhitale për studentët dhe që UT që mos ta përdori dot  se nuk ka sistem teknologjik, që lejon përdorimin e bibliotekës dhe studentet të jenë të përjashtuar nga aksesi për shkak se rektori dhe rektorati, të cilët kanë përgjegjësi. Kjo është kulmi. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër. Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet. Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesiteti për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem”- u shpreh Rama

Shefi i qeverisë në këtë takim u ndal edhe tek vlerësimi i titujve akademikë, ku sipas tij, shumë pedagogë kanë tituj pa asnjë vlerë dhe universiteti nuk ka bërë asnjë hap për cilësimin e tyre.

Pak ditë më parë Rama gjatë takimit me studentë të ekonomikut kërcënoi me shkarkim Mynyr Konin për të njëjtin problem. Ai u shpreh se Rektori duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kuptojë që studentët kanë dalë në protestë dhe mos t’i duket vetja mbret. Ndërkohë Rektori në një përgjigje të tij me anë të një letre të hapur e ka quajtur një shantazh sulmin që i bëri Edi Rama. Rektori i UT fajësoi dekanët dhe thotë se përgjegjësia për dështimin nuk është e tij por e dekanëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati koni rama edi rama mynyr koni pakti per universitetin debati koni rama edi rama mynyr koni pakti per universitetin

Sondazh

Poll