Politike

Rama e pyet për punë, studenti i kërkon llokume Shahinit: Të trashëgohesh, por nuk morëm gjë ne

8 Prill 2019, 09:59 Nga DOSJA
Rama e pyet për punë, studenti i kërkon llokume Shahinit: Të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama po zhillon një takim të hapur në Universitetin e Arteve. Të pranishëm janë studentë dhe pedagogë të këtij universiteti. Ndërkohë që pas fjalës së kryeministrit ku premtoi se prioritet do të kishin studentët ekselentë, mikrofonin e kanë marrë vetë studentët.(Lexo këtu)

Njëra prej tyre tregoi eksperiencën e saj, teksa po bën ktikën në administratën publike, kurse një student në fillim të fjalës së tij falenderoi kryeministrin dhe uroi ministren Shahini për martesë.

Të trashëgoheni njëherë, llokume nuk morëm ne, por gjithsesi urimet i japim,”- tha ai duke qeshur.

Unë e di që ti pret llokume, por ne po mendojmë për arsimin dhe për t’ju futur në punë,”- tha kryeministri Rama.

Fjalën e mori Ministrja Shahini, e cila tha më pas se për t’u punësuar në administratë duhet të keni edhe dokumentet e nevojshme që tregojnë se ku i kanë mbaruar studimet dhe notat më të cilat janë vlerësuar.

Duhen edhe dokumentet që të dimë se ku…,”- tha Shahini, ndërkohë që kryeminsitri Rama e ndërpreu.

Të dimë ku t’i sjellim llokumet,”- tha ai dhe gjithë salla shpërtheu në të qeshura.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini edi rama martesa e besa shahinit studenti kerkon llokume besa shahini edi rama martesa e besa shahinit studenti kerkon llokume

Sondazh

Poll