Politike

Soreca apel politikës: Gjeni urën e komunikimit, duhet dialog për zgjidhjen e krizës

8 Prill 2019, 09:43 Nga DOSJA
Soreca apel politikës: Gjeni urën e komunikimit, duhet dialog për

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropain në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar për situatën politike në Shqipëri ku ka kërkuar dialog mes palëve. Në një deklaratë për mediat kryediplomati evropian tha se palët duhet të ulen në dialog dhe të gjejnë urat e komunikimit.

Më tej ai u shpreh se bëon se ka një urë mbi të cilën mund të vendoset dialogu mes qeverisë dhe opozitës. “ Ne kemi qenë të parët që kemi bërë ftesa për thirrje për dialog. Vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë në çdo moment dhe në çdo takim.  Është momenti për kompromis. Kompromisi do të thotë që Qeveria dhe Opozita takohen në mesin e urës. Unë mendoj se ura ekziston thjesht duhet gjendur.”, u shpreh ai.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, komentoi dhe takimet që ishin zhvilluar me Calavera Ruiz, ku tha i është kërkuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama, që të miratojë reformën zgjedhore, e veçanërisht, rritjen e ndëshkimit për shit-blerjen e votave.

Kriza politike në vend ka arritur në një fazë ku në lojë janë futur ndërkombëtarët. Javën e kalaur në Tiranë ishte Shefja e Ballkanit Perëndimor në BE, Calavera Riuz, por duket se asnjë nuk ndryshoi më komunikimin mes palëve. Sot në Shqipëria ka ardhur zëvëndes ndihmësi amerikan i shtetit, Matthew Palmer që do tentojë të ulë palët në dialog.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu qeveri-opozite kriza politike luigi soreca palmer ne tirane dialogu qeveri-opozite kriza politike luigi soreca palmer ne tirane

Sondazh

Poll