Politike

Rama me studentët e Arteve: Ekselentët në administratë/ Sulmi ndaj Mynyr Konit: Kyështë kulmi

8 Prill 2019, 09:32 Nga DOSJA
Rama me studentët e Arteve: Ekselentët në administratë/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhilluar një takim të hapur në Universitetin e Arteve, në kuadër të projektit “Pakti për Universitetin”.  Të pranishëm ishin studentë të këtij universiteti, të cilë treguan eksperiencën e tyre me praktikën e ushtruar në administratën publike.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se të gjithë studentët që mbarojnë shkollën me notat maksimale do të zënë vend punë në administratën publike, pasi sipas kryeministrit shërbimi civil, administrata të ndryshme shtetërore dhe agjenci do t’i vënë vendet e punës në dispozicion të më të mirëve.

Kushdo që ka mbaruar më nota maksimale 9 ose 10 do të ketë mundësi që të futet në administratën publike pa konurs, duke patur një vit kontratë për t;u përgatitur që vendin e punës të marrë pa konkurs, ta rujaë përmes konkursit. Kushdo që ka aftësinë dhe vullnetin e nevojshëm, nuk mundet nga dikush që vjen për ta marrë atë vend pune por që pretendon ta marrqë me njohje.

Ky proçes do të vazhdojë duke rihapur thirrjet për aplikime, dhe të gjitha vendet e punës të lira në shtet, si në shërbimin civil apo administrata të ndryshme shtetërore dhe agjenci do t’i vënë vendet e punës në dispozicion të më të mirëve.

Me kalimin e viteve gjithë këta njerëzs fitojnë eksperiencën e nevojshme dhe janë garantues të jetës së të tjerëve,”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë njëri nga studentët shkëmbeu edhe batuta me minsitren e arsimit Besa Shahini. ai e uroi për martesën dhe i kërkoi llokume.

Të trashëgoheni njëherë, llokume nuk morëm ne, por gjithsesi urimet i japim,”- tha ai duke qeshur.(Lexo këtu)

Në fjalën e tij në vijim kryeminsitri Edi Rama akuzoi rektorin Mynyr Konin, për pamundësinë e studentëve për të përdorur bibliotekën online. 

Ky është kulmi, që të sigurohet biblioteka dixhitale për studentët dhe që UT që mos ta përdorin dot se nuk ka sistem teknologjik, që lejon përdorimin e bibliotekës dhe studentet të jenë të përjashtuar nga aksesi për shkak se rektori dhe rektorati, të cilët kanë përgjegjësi. Kjo është kulmi. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër. Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet.

Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesiteti për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem”- u shpreh Rama. (Lexo këtu)

 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama raam te universiteti i arteve rama takim me studentet edi rama raam te universiteti i arteve rama takim me studentet

Sondazh

Poll