Politike

13 shkurt apo 13 prill?! Gafa e Bashës në Kavajë, harron kur ka lënë protestën (VIDEO)

8 Prill 2019, 09:14 Nga DOSJA
13 shkurt apo 13 prill?! Gafa e Bashës në Kavajë, harron kur ka

KAVAJË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një ‘gafë’ gjatë takimit të tij me fermerët e fshatit Luz i Vogël në Kavajë. Teksa në fjalën e tij, Basha po u premtonte se do të largonte nga pushteti qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ai ngatërroi datën e protestës së paralajmëruar.

Kreu i PD-së tha 13 shkurt në vend që të thoshte 13 prill.

Do t’i marrim gjërat shtruar dhe unë dua të flas shum shtruar. E para njëher, dëgjoni këtu. Në kuptimin figurativ, këtë system që ndodhet këtu, duhet me e përzënë dhe duhet me e përzënë me një hu të madh. Prandaj duhet të jemi të gjithë bashkë më 13 shkurt,”– tha kryedemokrati.

Opozita ka paralajmëruar një protestë më 13 prill, e cila do të mbahet në orën 18:00, përpara Kuvendit. Opozita e bashkuar ka nisur një valë protestash që më datë 16 shkurt. 

Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne kavaje gafa e bashes lulzim basha basha ne kavaje gafa e bashes lulzim basha

Sondazh

Poll