Politike

Kastriot Islami: Merkel i ka hequr ‘vizën’ Ramës, marrëveshjet e tij me Vuçiçin i quan thikë pas shpine

8 Prill 2019, 08:49 Nga DOSJA
Kastriot Islami: Merkel i ka hequr ‘vizën’ Ramës,

Tiranë- Ish-deputeti i PS-së Kastriot Islami ka folur së fundmi për situatën politike në vend dhe shprehet se mediat pranë Ramës kanë sponsorizuar analistët dhe opinionistët se SHBA-të janë kundër qëndrimit të opozitës.

Islami ka theksuar në “Fax News”se Gjermania ka mbi shpatullat e saj procesin e Integrimit të Ballkanit Perëndimor, ka qenë më e fokusuar te Shqipëria, ka dhe një arsye tjetër që tre personazhe Rama-Thaçi-Vuçiç po flasin për një marrëveshje vetë. Sipas Islamit, Mekel këtë e quan thikës pas shpine.

 

Nuk dua që të spekuloj lidhur me vizitën e Palmer, është një tur ballkanik, është një person që ka punuar në të dyja administratat, dhe ka pasur disa funksione të ndryshme. Ky është personi që është marrë vazhdimisht me Ballkanin. Me interes më të madh për SHBA-të në Ballkan mbetet marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës.

Mediat pranë Ramës kanë sponsorizuar analistët dhe opinionistët se SHBA-të janë kundër qëndrimit të opozitës. SHBA-të duan të ndihmojnë vende të veçanta që të ecin më shpejt drejt anëtarësimit në BE, po nuk janë ata që vendosin proceset integruese.

Gjermania ka mbi shpatullat e saj procesin e Integrimit të Ballkanit Perëndimor, ka qenë më e fokusuar te Shqipëria, ka dhe një arsye tjetër që tre personazhe Rama-Thaçi-Vuçiç, kanë krijuar idenë e nënshkrimit të një marrëveshje për kufijtë. Po këtu Gjermania dhe SHBA janë bashkë të cilët nuk duan që të ketë një ndryshim të kufijve.

Ky skenar nuk është pritur aspak mirë nga Gjermania, që e ka konsideruar këtë pakt të fshehtë një thikë pas shpine. Në takime konfindenciale zonja Merkel e ka bërë të qartë këtë qëndrim, zotit Rama i është hequr viza, Gjermania nuk do të vijë që të heqë nga karrigia zotin Rama. Qëndrimet janë të qarta, Gjermania i ka thënë Ramës: Na ngule thikën pas shpine, tani përballu me të vërtetën ashtu siç është.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama kastirot islami marrëveshja për kosovën angela merkel edi rama kastirot islami marrëveshja për kosovën

Sondazh

Poll