Politike

Taulant Dedja: S’trembesha nga pistoleta, çfarë i thashë Nanos dhe Ramës në Kongresin e Prillit 2007

8 Prill 2019, 06:51 Nga DOSJA
Taulant Dedja: S’trembesha nga pistoleta, çfarë i thashë

Tiranë- Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit Taulant Dedja, ka treguar se çfarë ka biseduar me Fatos Nanon dhe Edi Ramën në Kongresin e PS-së, të prillit 2007.

Dedja në një intervistë për “Flas Shqip” ka treguar se Fatos Nanos i ka thënë që nëse nuk vinte në Kongres nuk do të bëhej president.

“Komunikova disa herë me sms me të dhe fjalët e fundit që i shkruajta ishin : Ne se ti nuk vjen sot në Kongres nuk do bëhesh president ! Ai nuk erdhi dhe nuk u zgjodh dot i tillë sepse sipas meje u mashtrua nga Gramoz Ruçi që e bindi të mos vinte… Presidenti u zgjodh Bamir Topi, edhe me votën time si mbështetës i Nanos, në një zgjidhje kompromisi të arritur mes tij dhe Berishës në një takim në mbrëmje… “, tregon Dedja.

Ndërsa për Ramën ai ka treguar se i kishte propozuar të Majkon për sekretar të përgjithshëm përballë dyshes Meidani-Dade.

“Paketa jote e ndryshimeve statutore vërtetë u hodh poshtë por nëse ti do votohesh për kryetar, kjo sallë nuk do të hedhë poshtë sepse pas humbjes në pushtetin qëndror je i vetmi njeri me pushtet që i ke mbetur socialistëve’. I sugjerova të propozonte Majkon për sekretar të përgjithshëm përballë dyshes Meidani-Dade. Rezultati dihet…”, shprehet ai.

Dedja ka treguar edhe një telefonatë që ka pasur me Ramën pasi e ka kritikuar këtë të fundit.

“Pas disa muajsh publikisht në një intervistë në ‘Tema’ kritikova stilin e drejtimit autoritar të Ramës por çarja e vërtetë erdhi në momentin kur unë e propozova Nanon si kandidat të PS për president, ide të cilën për herë të parë e bëra publike në një bisedë në studion e ETV në Elbasan. Atë mbrëmje pas emisionit pata një telefonatë nga Rama. Komunikimi ishte shumë i tensionuar dhe unë iu përgjigja atij me stilin tim, që edhe ai edhe Nano e njohin shumë mirë… Kisha bindjet e mia në fund të fundit dhe s’më bënin përshtypje as presionet dhe nuk trembesha madje as nga pistoleta që dikush nga sejmenët e Ramës ma tregoi nën tavolinë në një mbledhje grupi parlamentar ku unë debatoja me Majkon”, tregon ai.

Theksojmë se në vitin  2005 kur u zgjodh Edi Rama u zgjodh kryetar i PS-së Taulant Dedja ka qenë në strukturat drejtuese.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatos nano taualnt dedja edi rama fatos nano taualnt dedja

Sondazh

Poll