Politike

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Meta mesazh të fortë: Nismat mos të mbeten në letër

8 Prill 2019, 07:29 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Romëve, Meta mesazh të fortë:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve i ka bërë apel politikës që të marrë masa për këtë kominitet. Në një reagim të tij në Facebook, Meta shkruan se arsmimi, stremi dhe përkrahja e tyre sociale mbeten sfida që duhet kapërcyer.

Më tej Presidenti shton se kapërcimi i sfidave për këtë komuninet nuk mund të bëhet pa ndihmën e shteti duke shtuar se nismat që merren nuk duhet të mbeten në letër dhe të mos humbet kohë kot.

Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli. Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom”, shkruan Meta.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në gjithë botën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita nderkombetare e romeve ilir meta meta apel shtetit dita nderkombetare e romeve ilir meta meta apel shtetit

Sondazh

Poll