Politike

Protesta e Astirit/ Balliu-Ramës: Nuk ke b*thë të vish këtu, jo më të fitosh

7 Prill 2019, 18:53 Nga DOSJA
Protesta e Astirit/ Balliu-Ramës: Nuk ke b*thë të vish këtu,

TIRANË- Banorët e “Astirit” kanë protestuar edhe sot kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, me thirrje kundër projektit dhe kryeministrit Edi Rama.

Në përkrahje të tyre ka shkuar edhe mbrëmjen e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 13 prillit kundër Edi Ramës, tha se ky i fundit duhet shporrur njëherë e mirë.

Sipas tij, Rama dhe qeveria e tij nuk ka “b*thë” që të shkojë në Astir, e jo më të fitojë.

“Në këto pesë muaj ju kam bërë thirrje që të rrëzojmë Edi Ramën, sepse nuk është projekti arsyeja që po prishen këto banesa, por është Edi Rama.

Sot nuk ju them thjeshte që të bëheni pjesë e Partisë Demokratike, por të bëhni pjesë e maxhorancës absolute ndaj ju bëj thirrje të bashkoheni.

Edi Rama sot është i vetëm dhe ka pas vetes vetëm banditët.

Edhe vetë deputetëve të tij u ka futur banditë që të mos ngrejnë krye. Por bashkë të gjithë do i shporrim. Sot këta nuk kanë b*thë të afrohen këtu.

Të gjithë qytetarët duhet të na mirëkuptojmë, ajo që është më e shëmtuar është që dëgjojmë Edi Ramën dhe Erion Veliaj që thonë se nuk më intereson se prishen shtëpitë, nuk më intereson se tenderi ka qenë korruptiv më të treja lotet, por do të fitojnë te Astiri.

Por si mund të fitosh ti kur ti nuk vjen dot këtu. Çfarë ke bërë ti me 27 milion euro me taksat për infrastrukturën e shkollës? Ku e ke taksën që mblodhe për ujin, dhe the që në fund të mandatit nuk do të ketë probleme me ujin?

Unë të dashur miq them që me këto vemje nuk mund të meremi më. Këta lozin për kokën e tyre sepse këta janë futur thellë duke vjedhur votat. E dinë që duhet të dalin para drejtësië. Këta kanë vjedhur Tiranën. Ka 6 vjet si kryeministër dhe nuk ka lënë bandit pa i dhënë tendera.

Ju ftoj të gjithë të bashkohemi me datë 13 prill. Opozitën e keni me vete, Partinë Demkratike e keni me vete për të gjitha të drejtat tuaja. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të tërhiqen nga provokimet”, tha Balliu.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama klevis balliu protesta e 13 prillit protesta e astirit edi rama klevis balliu protesta e 13 prillit protesta e astirit

Sondazh

Poll