Politike

Atentatet në Vlorë/ Albana Vokshi: Policia palë me krimin, ish-krerët vriten nga mafiozët osë janë në kërkim

7 Prill 2019, 15:06 Nga DOSJA
Atentatet në Vlorë/ Albana Vokshi: Policia palë me krimin,

Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së Albana Vokshi gjatë vizitës së saj në Vlorë komentoi edhe krimet e ndodhura në këtë qytet. Vokshi u shpreh se policia është bërë palë me krimin dhe se ish-krerët e saj ose janë në kërkim, ose janë vrarë në atentate mafioze.

Vetëm në muajt e fundit të 2018-s, Vlora ka patur 6 të vdekur, 11 të plagosur. 5 atentate. Ku është policia që në rastin më të mirë nuk reagon dhe në rastin më të keq është bërë palë. Jo më kot, ish-krerët e policisë, ose janë në kërkim, ose janë vrarë me atentate mafioze,”- u shpreh Vokshi.

Ndër të tjera Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së ftoi të gjitha femrat e qytetit të Vlorës që të bashkohen në protestat e opozitës.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi atentate ne vlore vokshi takim ne vlore albana vokshi atentate ne vlore vokshi takim ne vlore

Sondazh

Poll