Politike

Albana Vokshi takim me gratë e Vlorës: Nuk ka dialog me Ramën, angazhohuni në protesta

7 Prill 2019, 15:08 Nga DOSJA
Albana Vokshi takim me gratë e Vlorës: Nuk ka dialog me Ramën,

VLORË– Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së Albana Vokshi, ishte ditën e sotme e pranishme në Vlorë ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qytetit. Ajo u bëri thirrje atyre që të bashkoheshin në protestat e opozitës për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, nënjëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapësirë që kishim brenda parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë. Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të ikë Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Pa ikur Edi Rama nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lire,”- tha Vokshi ndër të tjera.

Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së po zhvillon një tur kombëtar takimesh për riorganizimin e forumit të gruas demokrate. Nga ana tjetër opozita ka nisur një valë protesatsh që startuan më 16 shkurt. Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeveri tranzitore dhe realizimin e zgjehdjeve të parakohshme.

Protesta e radhës është paralajmëruar që do të zhvillohet më 13 prill, në orën 18:00 përpara Kuvendit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi protestat e opzoites vlore vokshi ne vlore albana vokshi protestat e opzoites vlore vokshi ne vlore

Sondazh

Poll