Politike

Meta bëri thirrje për dialog, Basha: S’ka pazare, do largojmë Ramën

7 Prill 2019, 14:41 Nga DOSJA
Meta bëri thirrje për dialog, Basha: S’ka pazare, do

Kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar thirrjen për dialog që presidenti Ilir Meta bëri ditën e sotme nga Durrësi. (Lexo këtu)

Gjatë vizitës së tij në Rrogozhinë, Basha u shpreh mjaft i vendosur për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Unë vij sot këtu si përfaqësues i shumicës së re të popullit shqiptar, të vendosur për ta larguar Ramën dhe bandën e tij hajdute, për të çuar para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin. Nuk ka dhe nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj, asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje të thellë politike që do të bëjë të mundur që ëndrra e cdo të riu dhe të reja për një Shqipëri Europiane të bëhet realitet,”- u shpreh kreu i PD-së ndër të tjera.

Basha vizitoi ditën e sotme Luzin e Kavajës dhe Rrogozhinës ku zhvilloi një takim të hapur me fermerët e zonës. Ai ka nisur një tur rreth të gjithë qyteteve të Shqipërisë, teksa i ka ftuar qytetarët në protestën e paralajmëruar të opozitës që do të zhvillohet më 13 prill në orën 18:00 përpara Kuvendit.

Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Prej datës 21 shkurt, ajo ka lënë Kuvendin dhe proteston jashtë ambienteve të tij çdo herë që ka seancë plenare. Deri më tani kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog ndërsa nuk pranon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne luz dialog mes bashes dhe rames lulzim basha propozimi i metes per dialog basha ne luz dialog mes bashes dhe rames lulzim basha propozimi i metes per dialog

Sondazh

Poll