Politike

U procedua pas protestës, kryebashkiaku i Kukësit: Doktor okulist, të vret pastaj kërkon falje

7 Prill 2019, 14:35 Nga DOSJA
U procedua pas protestës, kryebashkiaku i Kukësit: Doktor okulist,

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka reaguar pas nisjen e procedimit në gjendje të lirë për 13 persona që morën pjesë në protestën e zhvilluar tek Ura e Drinit, kundër vizitës së Ramës, mes të cilëve është edhe emri i tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu ironizon me kryeministrin Rama, teksa e quan si “doktori okulist” ndërsa e akuzon se ka mashtuar qytetarët gjatë takimit. Kryebashkiaku Shehu shprehet se Rama, kur dikush proteston e quan të verbër, e kur i ‘lëpihet’ atij e quan të shëruar.

“Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi ne Kukës me helikopter, ngaqe nuk kishte lek te paguante taksen e rruges, iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime. Sipas llogarise se tij, nja 100 kuksiane jane verbuar krejt e mes tyre edhe kryetari i bashkise se Kukesit. Kush proteston eshte i verber, kush i lepihet kryeministrit, eshte i sheruar.
Po kur eshte aq trimosh ky njeriu i helikopterit, pse duhet te procedoje tere ata burra protestues qe sipas Okulistit Rama jane qorra?
Kush do sy, i shet Edi Rama me kile. Po sy ama, qe shikojne gjithmone majtas.
Pse te mos ia japim bashkine e Kukesit Edi Rames, meqe eshte mjeshter per te futur ne burg kuksjanët; per t’i genjyer dhe per t’i ndeshkuar. Por ia falim te gjitha, se ai eshte burre i vertete: te vret, pastaj kerkon falje. ?”, – shkruan Shehu.

Partia Demokratike organizoi një protestë për të bllokuar vizitën e kryeministrit Edi Rama, i cili do të zhvillonte takimin në kuadër të turit, “Bashkia që duam”, si dhe do të konfirmonte Safet Gjicin, si kandidat për Bashkinë. 

Pas protestës së banorëve të Kukësit, policia nisi një procedim penal ndaj 13 prej protestuesve, mes të cilëve edhe kryebashkiaku Bashkim Shehu.  (Lexo këtu) Sipas policisë thuhet se protestuesit bllokuan qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndërsa të proceduarit, janë përkatësisht të moshës 20-60 vjeç, kryesisht nga Hasi e Kukësi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim shehu doktori okulis t edi rama protesta kundër ramës në kukës bashkim shehu doktori okulis t edi rama protesta kundër ramës në kukës

Sondazh

Poll