Politike

Sekretari i Internacionales Socialiste: Opozita e papërgjegjshme dhe vandale! Balla: Kanë frikë, Basha rrezikon humbjen

7 Prill 2019, 10:32 Nga DOSJA
Sekretari i Internacionales Socialiste: Opozita e papërgjegjshme dhe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Katar mori pjesë në Asamblenë e Unionit Ndër-Parlamentar në Doha, e cila mblodhi sëbashku anëtarë nga më shumë se 170 parlamente të botës, nën moton “për Demokracinë, për këdo”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Balla deklaroi se kishte zhvilluar edhe një bisedë me sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala-n.

Në takimin me Ballën, Ayala ka deklaroi se në asnjë prej 170 vendeve të Unionit Ndërparlamentar nuk ndodh që opozita të djegë mandatet e popullit në mënyrë aq të papërgjegjshme siç bënë PD dhe partia tjetër më e vogël (LSI) në Shqipëri.

Në asnjë prej 170 vendeve të Unionit Ndërparlamentar nuk ndodh që opozita të djegë mandatet e popullit në mënyrë aq të papërgjegjshme siç bënë PD dhe partia tjetër më e vogël (LSI) në Shqipëri. Në vend që të bënin opozitë duke kritikuar dhe sjellë alternativën e vet, opozita në Shqipëri, një vend çdo ditë e më shumë pranë BE, ka zgjedhur rrugën e akteve vandale, protestave të dhunshme dhe djegien e mandateve si veprim të paprecedentë në Europë. Opozita mund të kritikonte ashpër qeverinë në Kuvend, madje mund të organizojë edhe protesta paqësore në rrugë, por ajo ka zgjedhur largimin e pakthyeshëm nga asambleja e popullit dhe sulmet e dhunshme ndaj këtij institucioni, por siç jam informuar kanë dhunuar edhe të zgjedhurit në Parlamentin shqiptar. Kjo është jo vetëm dëshmi e qartë e një sjellje anti-institucionale, por edhe një përpjekje për të penguar progresin e arritur nga Shqipëria, sidomos në rrugën e anëtarësimit në BE. Qoftë dorëheqjet nga mandatet e popullit, qoftë dhuna e opozitës janë të motivuara nga interesi i ngushtë i drejtuesve aktualë të opozitës në Shqipëri, interes i cili nuk ka asgjë të përbashkët me interesin e Shqipërisë dhe as atyre shqiptarëve që kanë votuar opozitën”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Ayala.

Fjalës së Ayalas, Balla iu përgjigj se opozita dogji mandatet pasi është e frikësuar nga zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen në qershor. 

E vërteta është se opozita, e gjendur në nivelin më të ulët të mbështetjes elektorale (cka vërtetohet edhe nga sondazhet e ndryshme), është e frikësuar nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Më i frikësuari është Basha, i cili rrezikon të përballet me humbjen e tretë rradhazi, cka do i hapte probleme serioze brenda në parti. Pikërisht prandaj opozita është e gatshme të bëj cdo gjë, duke përfshirë aktet e dhunshme, bojkotin përfundimtar të institucioneve, cënimin e imazhit të Shqipërisë, rrezikimin e hapjes së negociatave me BE, apo ngadalësimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, u shpreh Balla gjatë takimit.

Më 21 shkurt opozita e bashkuar vendosi djegien e mandateve duke braktisur Kuvendin. Sipas tyre, vendimi vjen si rrjedhojë e kriminalizimit të Kuvendit. Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Deputetët që dogjën mandatet po zëvëndësohen nga të tjerët nga listat shumëemërore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites luis ayala taulant balla djegia e mandateve te opozites luis ayala taulant balla

Sondazh

Poll