Politike

E quajti ‘OMGJ’, Agron Duka replikon me Alimadhin në Facebook: Jepi robo, të gjithë meritojnë 15′ famë

7 Prill 2019, 10:03 Nga DOSJA
E quajti ‘OMGJ’, Agron Duka replikon me Alimadhin në Facebook:

TIRANË– Kreu i PAA-së, Agron Duka ka shpërndarë në Facebook-un e tij një intervistë të dhënë për “Sot News”.

Në intervistën e dhënë, numri një i PAA ironizonte futjen e deputetëve të rinj në Parlament, të cilët i quajti “OMGJ” dhe jo “BIO”.

Në postim nuk ka mbetur pa i komentuar as kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili pranoi mandatin pasi renditej i gjashti në listën e PD-së për Vlorën.

REPLIKAT:

Adriatik Alimadhi: Eh more Agron, po ju që ishit i pesti në listë në qarkun e Durrësit, OMGj ishit?

Agron Duka: Jepi robo, të gjithë meritojnë 15 minuta famë, ju priftë e mbara…

Adriatik Alimadhi: Mbarësi sëbashku

Më 21 shkurt opozita e bashkuar vendosi djegien e mandateve duke braktisur Kuvendin. Sipas tyre, vendimi vjen si rrjedhojë e kriminalizimit të Kuvendit. Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Deputetët që dogjën mandatet po zëvëndësohen nga të tjerët nga listat shumëemërore. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriaktik alimadhi agron duka djegia e mandateve te opozites replikat duka alimadhi adriaktik alimadhi agron duka djegia e mandateve te opozites replikat duka alimadhi

Sondazh

Poll