Politike

Meta, homazhe tek monumenti i Heroit të Popullit, takon stërmbesat e Mujo Ulqinakut: Jam i lumtur

7 Prill 2019, 10:02 Nga DOSJA
Meta, homazhe tek monumenti i Heroit të Popullit, takon stërmbesat e

DURRËS– Presidenti Ilir Meta ka takuar stërmbesat e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku. Ai ka publikuar në Facebook, dy foto ku shihet me dy vazjat dhe me gjithë familjen e re Ulqinaku. Krahas fotos Meta shkruan se ndihet mjaft i lumtur që takoi stërmbesat e njeriut që i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar.

I lumtur të takoja Aselin dhe Sirian, stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, sot në 80-vjetorin e rënies heroike të simbolit kombëtar të qendresës, i cili jo vetëm mbrojti me jetën e tij betimin ndaj Atdheut dhe flamurit, por i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar.

Me gjakun dhe veprën e tyre, Mujo Ulqinaku dhe patriotët e tjerë frymëzuan rezistencën antifashiste që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe qytetërimit. Ndaj sot çdo shqiptar kudo ku ndodhet kujton me nderim e mirënjohje heroizmin e tyre sublim në emër të lirisë dhe flamurit,”- shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në kuadër të përkujtimit të 80-vjetorit të rezistencës antifashite. Në fjalën e tij Meta kërkoi dialog nga palët politike dhe ajo që që ra në sy ishte fakti që të pranishëm në takim ishin të pranishëm vetëm deputetë të PS dhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Nga PD apo edhe nga LSI nuk ka pasur asnjë përfaqësus edhe pse në vitet e shkuara ata kanë qënë të pranishëm. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 80-vjetori i renies se rezistencës antifashite. ilir meta mujo ulqinaku presidenti meta ne durres stermbesate ulqinakut 80-vjetori i renies se rezistencës antifashite. ilir meta mujo ulqinaku presidenti meta ne durres stermbesate ulqinakut

Sondazh

Poll