Politike

Ministri Çuçi reklamon fermën, komentuesi: U gjobit nga AKU-ja me 13 mln lekë

7 Prill 2019, 09:45 Nga DOSJA
Ministri Çuçi reklamon fermën, komentuesi: U gjobit nga

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook disa foto nga vivita në një kompleks blegtoral. Çuçi shkruan se kjo fermë është një fermë model që ka 250 lopë dhe që synon ta dyfishojë numrin pasi kërkesa për qumësht në tregun vendas është gjithnjë në rritje. 

“Në periferi të Tiranës është një kompleks blegtoral model. Bedri Dema mbarështon prej vitesh gjedhët në Kashar. Aktualisht ka rreth 250 lopë, por synon ta dyfishojë numrin pasi kërkesa për qumësht në tregun vendas është gjithnjë në rritje. Ne mund ta mbështesim me grante ose përmes fondit të garancisë. Duke qenë tek sektori i qumështit përmend edhe njëherë vendimin e qeverisë për t’u dhënë fermerëve 10 lekë për çdo litër qumësht të shtiur. S’ka kufizim për numrin e krerëve dhe as kosto për fermerët. Paratë derdhen në llogaritë e tyre bankare pasi të kenë dorëzuar faturën tatimore që marrin nga pikat e përpunimit,”- shkruan më tej ministri i Bujqësisë.

Ndërkohë një ndjekës ka komentuar në këtë status duke treguar se kjo fermë është gjobitur nga AKU-ja me 13 milionë lekë pasi nuk kishte rrjeta për mbrojtjen e nga mizat.

“Eshte ferme model me nje pronar te perkushtuar e me vizion progresist.Dua ti kujtoj Ministrit qe kete ferme jo vetem nuk e ndihmojne por AKU e famshme e gjobiti 13 milion leke duke e konsideruar subjekt prodhim,shperndarje ushqime per bleg. e nuk kishte rjeta per mbrojtjen nga mizat,cfare maskarade e disave te Pa pergjeshem.Mund ta kete Zoti Cuci ne konsiderate,”- shkruan komentuesi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bedri dema bledi çuçi ferma ministri i bujqesise bedri dema bledi çuçi ferma ministri i bujqesise

Sondazh

Poll