Politike

80-vjetori i qëndresës antifashisite, Meta nga Durrësi: Palët të ulen për dialog, të udhëhiqen nga arsyeja

7 Prill 2019, 08:28 Nga DOSJA
80-vjetori i qëndresës antifashisite, Meta nga Durrësi:

DURRËS– Presidenti i Republikës Ilir Meta nga qyteti i Durrësit, ku ishte në kuadër të përkujtimit të 80-vjetorit të rezistencës antifashite kërkoi nga palët politike dialog.

Sipas Metës, demonstrimi i forcës është i panevojshëm pasi dëmtohen përparimet që ka bërë Shqipëria që nga viti 1997-ta. 

Unë besoj vetëm te dialogu dhe vetëm te zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. Besoj se pas vitit 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme dhe i nxis e i inkurajoj të gjithë politikanët e përgjegjshëm kudo ku ata ndodhen, në mazhorancë apo në opozitë, të tregojnë që në këto 22 vite Shqipëria jo vetëm ka bërë përparime, por që edhe këto 22 vite nuk mund të shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe të demonstrimeve të forcës përmes mitingjeve, dhe antimitingjeve të panevojshme. Aq më tepër që jemi edhe në prag të sezonit turistik, që dihet se është aq i rëndësishëm jo vetëm për Durrësin, por edhe tërë Shqipërinë dhe për ekonominë tonë. Kështu që unë besoj se ka një hapësirë të gjerë për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe secili të reflektojë. Besoj se është detyrë e tyre që të tregojnë vullnet real për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës si dhe të udhëhiqen vetëm nga arsyeja dhe interesi i përbashkët.

Ajo që ra në sy ishte fakti që të pranishëm në takim ishin të pranishëm vetëm deputetë të PS dhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Nga PD apo edhe nga LSI nuk ka pasur asnjë përfaqësus edhe pse në vitet e shkuara ata kanë qënë të pranishëm.

Thirrja e Metës për dialog vjen pas vendimit të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet më 21 shkurt. Sipas opozitës, parlamenti ishte ‘pushtuar’ nga krimi. Opozita dogji mandatet dhe ka dalë në rrugë në protesta sa herë ka seanca plenare. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie kalimtare. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë ai sfidoi opozitën se nëse në zgjedhjet lokale do të merrnin një bashki më shumë në shtator të kishin zgjedhje të parakohshme. Të gjithë ndërkombëtarëte kanë cilësuar të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet. ndërsa ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani janë shprehur se presidenti Meta duhet që të mbledhë palët për të arriur një zgjidhje. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites durres ilir meta kriza politike meta ne durres djegia e mandateve te opozites durres ilir meta kriza politike meta ne durres

Sondazh

Poll