Politike

Akuzat për vëllain e dënuar, Salianji: Shpifje të tmerrshme, këto janë gjëra personale (VD)

7 Prill 2019, 07:15 Nga DOSJA
Akuzat për vëllain e dënuar, Salianji: Shpifje të tmerrshme,

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka folur për akuzat ndaj vëllait të tij. Në një intervistë për Dosja.al ish-deputeti i PD-së i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se këto janë shpifje të tmerrshme. Salianji foli edhe për marrëdhëniet me të vëllain dhe tha  se nuk do të ndajë detaje nga jeta personale. Ai tregoi se i vëllai është emigrant, jeton jashtë vendit dhe është në punën e tij.

Pjesë nga intervista:

Zoti Salianji pasi ju nxorrët përgjimet, ndaj vëllait tuaj ka pasur edhe akuza. A ka probleme vëllai juaj me drejtësinë? A ka ndryshuar emrin?

Janë shpifje të tmerrshme. Sa herë që unë kam qenë në aktivitet kanë prodhuar edhe akuza të tjera të pabaza për mua,  për persona që unë nuk i njoh. Për çdo problem që ka çdo person i rrethit tim familjar, nëse do të kisht,  qeveria bashkë me institucionet e tjera në kurriz do të kishte marrë masat. Unë nuk kam mundësi t’i ofroj mbrojtje asnjë familjari tim, qoftë i largët apo i afërm. Nëse do të isha ministër dhe një afërm i imi do të kishte probleme me ligjin do të isha i pari që do të  merrte dënimin me ashpërsinë maksimale. Në dijeninë time të plotë nuk ka asnjë familjar i imi që ka probleme me ligjin.

Çfarë marrëdhënie keni me vëllain tuaj, për të cilin janë ngritur edhe akuzat?

Këto janë gjëra personale, nuk besoj se i interesojnë publikut. Vihet në qendër të vëmendjes sesi jetohet jeta e gjithsecili në privat, nuk besoj se do t’i bëj ndonjëherë publike. Ai është në jetën e tij, në punën e tij, me familjen e tij dhe me fëmijët e tij. Nuk jeton këtu, është emigrant, është tërësisht në punën e tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat per vellain e salianjit ervin salianji akuzat per vellain e salianjit ervin salianji

Sondazh

Poll