Politike

Bëri për ‘ujë të ftohtë’ socialistët… pendohet Bushati: PD do krizë, zgjedhjet e 30 qershorit do bëhen

6 Prill 2019, 14:46 Nga DOSJA
Bëri për ‘ujë të ftohtë’

TIRANE- Nuk ka zgjatur më shumë se 3 ditë çudia e fjalimit të fortë të Ditmir Bushatit në Kuvend.

Ndërsa në Parlament fajësoi edhe maxhorancën dhe u bëri thirrje eksponentëve të vjetër të partisë të lëvizin për të mos e çuar vendin në krizë të pakthyeshme, sot ia ka lënë gjithë fajin opozitës.

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodres, njëherësh koordinator i PS në këtë qark, Ditmir Bushati ka zhvilluar sot takime me Asambletë e Partisë Socialiste në bashkitë Pukë e Fushë Arrëz.

Bushati gjatë këtyre takimeve u shpreh se Shqipëria ndodhet në situaten e dy viteve më parë, kur Partia Demokratike u mundua të prodhonte krizë politike.

“Përkundër çdo situate vendi do shkoj në zgjedhje”, tha Bushati.

Gjatë këtyre takimeve Bushati ka prezantuar dhe kandidatët në bashkitë Pukë e Fushë Arrëz.

“Krerët aktualë të bashkivë Gjon Gjonaj në Pukë dhe Fran Tuci në Fushë Arrëz do të jenë kandidatët e Partisë Socialiste,”-tha Bushati.

Bushati argumentoi se konfirmimi si kandidat i të dy krerëve të bashkive në zonën veriore erdhi pas konsultimeve me strukturat dhe sondazheve që Partia Socialiste ka bërë në çdo njësi administrative të këtyre dy bashkive.

Kështu Bushati u kthye në rrugën e Partisë, pasi përgënjeshtroi edhe lajmet për kërcënime nga Kryeministri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fjalimi i ditmir bushatit sherr ne ps edi rama fjalimi i ditmir bushatit sherr ne ps

Sondazh

Poll