Politike

Rudina Hajdari takon Jonathan Moore: Aktorët politikë të zgjidhin krizën një orë e më parë

6 Prill 2019, 14:28 Nga DOSJA
Rudina Hajdari takon Jonathan Moore: Aktorët politikë të zgjidhin

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka zhvilluar një takim me zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare, Jonathan Moore.

Lajmi është bërë i ditura nga vetë deputetja Hajdari, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht.

Në një postim në Facebook, deputetja demokrate u bënë thirrje aktorëve politikë që angazhohen në mënyrë serioze që të zgjidhin krizën.

“Aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria”, shton ajo.

POSTIMI I PLOTË

Sot zhvillova një takim me Z. Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht.

Shqipëria është prej më shumë se dy dekadash anëtare e Këshillit të Evropës, prej 10 vitesh anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe aspiron që së shpejti të jetë anëtare Bashkimit Evropian. Të gjithë ingredintët diktojnë domosdoshmërinë për rivendosjen e rendit Kushtetues dhe Shtetit të së Drejtës.

Qytetarët Shqiptarë meritojnë dhe duhet të gëzojnë paqe sociale, rend dhe siguri, sundim të ligjit, politika afat-gjata zhvilluese, progres ekonomiko-social, integritet institucional, përgjegjshmëri dhe mirëqeverisje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë për çdo qytetar Shqiptar aleatët e bekuar të Shqipërisë që na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike si engjull mbrojtës duke na udhëzuar në zgjidhje të dobishme dhe largëpamëse që nxjerrin faqebarrdhë Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, me objektiv për të siguruar një zgjidhje që garanton në radhë të parë interesin e qytetarëve dhe të kombit për forcimin demokracisë dhe aspiratës Evropiane.

Rudina Hajdari është një nga dy deputetët e Partisë Demokratike që nuk dorëzuan mandatin. Hajdari gjatë muajit të fundit ka zhvilluar disa takime në SHBA dhe shprehet se ka mbështetjen e tyre për vendimin që ka marrë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hajdari ne amerike jonathan moore rudina hajdari vizita ne shba hajdari ne amerike jonathan moore rudina hajdari vizita ne shba

Sondazh

Poll